Sulmuesi i ri i Milanit, Krzysztof Piatek gjatë prezantimit te resonerët ka dhënë një premtim të madh për tifozët e klubit.
Ai ka dhënë fjalë të mëdha pas transferimit në Milan.
Përforcimi i ri i ardhur nga Genoa gjatë këtij afati kalimtar të janarit ka thënë se do ta japë maksimumin për t’i ndihmuar ekipit të sigurojë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
“Unë kam lindur i gatshëm”, u shpreh Piatek për mediat italiane, përcjell lajmi net.
“Do ta jap maksimumin në mënyrë që Milan të arrijë në Ligën e Kampionëve. Do të luftojmë në fushë”, theksoi ai.