Piatek “ia terron” Ronaldos

15:43 | 22 Maj 2019

Krzysztof Piatek, është ndër sulmuesit më të mirë në Evropë.

Në fakt, sulmuesi polak i Milanit ka shënuar 30 gola në të gjitha garat këtë sezon, përcjell ORAinfo.

Ai është në listë me Benzema dhe Ben Yedder në vendin e gjashtë nga golashënuesit kryesorë.

Para tyre, ne gjejmë Aubameyang në 31 gola, Aguero në 32, Lewandowski dhe Mbappe në 38 dhe Messi në 50. Në Itali, pra, askush nuk është më i mirë se Piatek, madje as Ronaldo./ORAinfo/

Komento: