
Të gjithë ishin mahnitur me paraqitjet e tij me tu transferuar në janar të Milan.
Tani Krzysztof Piatek është shëndrruar nga futbollisti kryesor i Milanit në rezervist.
Golashënuesi polak ishte futbollisti më i dalluar i “Rossonerëve” në pjesën e dytë të sezonit të shkuar.

Mirëpo, në edicionin e ri ai ka përfunduar si rezervist te skuadra nga San Siro.
Mediat italiane shkruajnë se Piatek e ka të vështirë të adaptohet në lojën e trajnerit të ri Marco Giampaolo, transmeton lajmi.
Andaj, klubi duhet të presë për të parë një reagim prej tij apo nëse do të ndodhë që në janar të nxirret në shitje.