Piatek mund të vazhdojë historinë e sulmuesve të mëdhenj në Milan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Piatek mund të vazhdojë historinë e sulmuesve të mëdhenj në Milan

08:11 | 15 Shkurt 2019

Legjenda e Milanit Franco Baresi ka folur për transferin e ri të Milanit, Krzysztof Piatek, duke deklaruar se sulmuesi polak mund të vazhdojë historinë e lojtarëve të mëdhenj në San Siro.

“Unë besoj se një klub i madh duhet gjithmonë të ketë sulmues të mëdhenj dhe në historinë tonë, ne kemi pasur lojtarë të mëdhenj si Van Basten, Weah dhe Shevchenko. Tani është Piatek dhe unë mendoj se ai do t’i japë kënaqësi të madhe klubit”, tha ai, përcjell ORAinfo.

“Ai është i ri, por ai tashmë ka provuar të ketë cilësinë dhe stilin e golave, prandaj shpresoj se ai do të jetë në gjendje të vazhdojë historinë e sulmuesve të mëdhenj që kanë veshur fanellën e Milanit”, përfundoi ai.

Piatek ka luajtur katër ndeshje në të gjitha garat për rossonerët deri më tani, tre nga të cilat nga fillimi, duke gjetur pjesën e pasme të rrjetës katër herë. /ORAinfo/

Komento: