Piatek në “San Siro”, pjesë e marrëveshjes edhe dy super-lojtarë

21:23 | 18 Janar 2019

Sky Sports shton më shumë hollësi rreth marrëveshjes që do të sjellë Piatek në AC Milan.

Sipas Gianluca Di Marzio, Alen Haliloviç do të përfshihet në marrëveshje, së bashku me Andrea Bertolacci tashmë të përmendur si pjesë të marrëveshjes përcjell ORAinfo.

Genoa tani do të duhet të gjejë një marrëveshje kontraktuale me të dy lojtarët. Takimi i radhës mes klubeve do të zhvillohet të hënën pas ndeshjes mes dy ekipeve, në vend se të martën.

Marrëveshja mes Genoa dhe Milan është pothuajse e përfunduar dhe Andrea Bertolacci do të kthehet në Stadio Luigi Ferraris si pjesë e transferimit./ORAinfo/

Komento: