Tiemoue Bakayoko dhe Piatek janë ndër yjet e Milanit që kanë reaguar ndaj barazimit 0-0 të Rossonerëve në Coppa Italia kundër Lazios.
Ish lojtari Chelseas, Bakayoko i cili ka ardhur tek Milan në verën e kaluar, ka pranuar se nuk kanë pasur natën më të mirë në Romë, përcjell ORAinfo
Rino Gattuso gjithashtu pranoi se Rossonerët bënë një hap prapa në Olimpico mbrëmë.
Piatek gjithashtu ka përdorur llogarinë e tij nw rrjetin social për të paralajmëruar Lazion për përplasjen e kthimit në San Siro.
“Ne do të luajmë me 12 burra”, shkroi ai në llogarinë e tij. /ORAinfo/