Milan ka ditur që të qëllojë në shenjë.
Krzysztof Piatek po rezulton si një blerje e qëlluar e drejtuesve të Milanit.
Në katër ndeshje të zhvilluara, polaku ka arritur të shënoj katër gola madje kundër kundërshtarëve si Roma e Napoli.
Por Piatek shumë lehtë ka mundur që në janar të vesh fanellën e kampionëve në fuqi të Evropës, Real Madrid.
Michal Probierz, një trajner nga Krakova që trajnoi sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek sezonin e kaluar ka zbuluar se Reali e kërkonte ish-lojtarin e tij.
“Unë nuk jam i befasuar, sepse e njoh mirë dhe e di se ai ka gjithçka që duhet të ketë një sulmues i shkëlqyer, ai përdor të dy këmbët, ai është i mahnitshëm edhe në goditjet me kokë dhe ai e di se si ta mbajë topin mirë.
Ai së bashku me Milanin shumë lehtë do të përfundojnë në mesin e katër skuadrave më të mira italiane, por ai mund të kishte përfunduar edhe në Real Madrid, vetëm se ata, udhëheqësit e Realit, në këtë kohë nuk kanë luftuar mjaftueshëm për të blerë atë në tregun e janarit. Ata kanë menduar për këtë seriozisht, por Milan e dëshironte më shumë“, ka thënë trajneri.