Piatek shënoi kundër Romës, reagimi i tij i papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Piatek shënoi kundër Romës, reagimi i tij i papritur

13:22 | 04 Shkurt 2019

Roma dhe Milan u ndanë me barazim 1-1 të dielën në Stadio Olimpico.

Të dyja ekipet humbën mundësinë për të bërë një arritje të madhe në garën për Ligën e Kampionëve.

Krzsystof Piatek shënoi golin e tij të parë në Serie A për Milanin dhe i treti në tre ndeshje për ekipin e Gennaro Gattuso.
Megjithatë, sulmuesi polak me sa duket nuk ishte i kënaqur me vetëm një pikë nga ndeshje e mbrëmshme.

“I lumtur për gol, por vetëm një pikë”, shkroi sulmuesi 23-vjeçar, përcjell ORAinfo.

Piatek po konsiderohet si yll i ri për skuadrën e Genaro Gattusos i cili në ndeshjet e para ka shkëlyer. /ORAinfo/

Komento: