Milani më në fund ka gjetur sulmuesin e duhur.
Krzysztof Piatek ka bërë histori, ku vetëm për 310 minuta ka shënuar gjashtë golat e tij të parë në Milano.
Ai në katër ndeshjet e luajtura për Milanin ka shënuar gol në secilën prej tyre, shkruan ORAinfo
E, për Piatekun po kujdeset dikush edhe jashtë fushës.
E dashura e tij, Paulyna Procyk që me profesion është avokate, si duket po e motivon lojtarin.
Ajo përmes rrjetit social ka reaguar për dy golat e shënuar nga i dashuri i tij, duke shprehur krenarinë./ORAinfo/