Pikëlluese, 10 ditë pasi i lindi djali, vdes babai 27 vjeçar me simptoma nga koronavirusi

11:49 | 28 Mars 2020

Babai 27-vjeç, vdes me simptoma të koronavirusit vetëm 10 ditë pas lindjes së djalit të tij.

Një burrë i ri i shëndetshëm që u bë baba për herë të dytë vetëm 10 ditë më parë vdiq pasi tregoi simptoma të koronavirusit.

Ajo që filloi si kollë u bë shpejt dhembje dhe më pas djersitje. Ai vdiq të enjten, pasi e kaloi natën duke qëndruar ulur me djalin e mitur Morgan, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.

Sot, nëna me zemër të thyer tha që ai nuk kishte arritur as të përqafonte anëtarët e familjes në pikëllimin e tyre sepse ata po vëzhgonin distancimin shoqëror.

Tani është thënë se ajo duhet të izolohet me fëmijët e saj, Dylan Elias-Davies, katër vjeç dhe Morgan të porsalindur, për dy javët e ardhshme.

Ata nuk kishin qenë në gjendje të shihnin trupin e Thomas pasi ai vdiq.

Komento: