12-vjeçarja në Belgjikë vdes nga koronavirusi.
Një vajzë e moshës 12-vjeçare në Belgjikë ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Kjo u konfirmua para pak çastesh nga autoritetet belge, transmeton lajmi net.
Zëdhënësi i qeverisë belge, Emmanuel Andre tha se janë të shokuar nga vdekja e 12-vjeçares, për shkak se raste të tilla të personave në moshë të re janë shumë shumë të rralla.
Ndryshe, deri tani në Belgjikë janë konfirmuar gjithësej 705 viktima nga COVID-19.