Ka ndërruar jetë vogëlushi nga Komuna e Podujevës. Unik Statovci.
Ka kohë të gjatë që vogëlushi Unik Statovci po qëndronte në spitalin Tirsova të Beograd-it, për t’u shëruar pasi lindi me një sëmundje të rëndë.
Uniku ishte diagnostifikuar me një infeksion viral në mushkëri. Lajmin e vdekjes së tij është kanë bërë të ditur familjarët e vogëlushit.
“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se melaqja jonë Uniku ka ndërruar jetë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 14:00 në Batllavë të komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që thirrjes për ndihëm të Unikut i ishin përgjigjur shumtë njerëzit vullnetarë që kontribuuan me aq sa patën mundësi për të ndihmuar shpëtimin e Unikut.
Ngushëllime familjes.