Pioli i lumtur me kualifikimin e Milanit në Ligën e Evropës: Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë.
Stefano Pioli e ka pranuar se ai ‘kurrë nuk ka parë diçka të tillë’ kaq epike me 24 penallti të goditura që lejuan Milanin të kalonte Rio Aven dhe të kualifikohej për në grupet e Ligës së Evropës.
Milani kaloi në epërsi në Portugali përmes Alexis Saelemaekers, por u tërhoqën prapa dhe pësuan golin e barazimit, ndërsa pranuan golin e disavantazhit në fillimin e pjesës së parë të kohës shtesë.
Hakan Calhanoglu u përkujdes me një gol të vonshëm të barazoj shifrat në 2-2 dhe drama e penalltive bëri që Milani të kualifikohet tutje.
“Është e vështirë të kontrollosh emocionet e tua në një situatë të tillë, sepse ne kaluam nga mundësia e fitores në humbjen e mundshme sa hap e mbyll sytë”, ka thënë fillimisht Pioli pas ndeshjes.
“Kjo është edhe arsyeja pse ata thonë se një gjuajtje penalltish është një lotari. Ne mendërisht mbajtëm durimin, pasi jemi një skuadër e re dhe nuk ishte aspak e lehtë të mbanim atë grindje dhe të provonim se mund të vuanim për rezultatin”.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, por ky është futbolli. Mendoj se kemi bërë mjaft mirë në lojë dhe thjesht kemi lejuar që të befasohemi nga goli”.
“Në karrierën time, unë humba një Finale të Coppa Italia për shkak të një goditjeje të tillë. Penaltitë janë një lotari, por djemtë e meritonin kualifikimin për përpjekjet e tyre”, përfundoi trajneri i Milanit.