Milani e siguroi mbrëmë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 16 vjetësh pritjeje.
Dhe, trajneri Stefano Pioli është në qiellin e shtatë pas kësaj arritjeje.
Trajneri italian i ka përgëzuar djelmoshat e tij për paraqitjen në sfidën e dyfishtë çerekfinale me Napolin, shkruan Express.
Pioli e pranoi se “Rossoneri” u desh të djersiteshin mirë për ta bërë këtë arritje të madhe.
“Të gjithë bënë sakrifica, ne luajtëm të bashkuar si ekip. Ne luftuam dhe vuajtëm. E donim kualifikimin dhe e merituam atë. Urime këtyre djelmoshave. Ne jemi të lumtur edhe për fansat tanë, të cilët na kanë mbështetur edhe kur gjërat nuk na shkonin mirë. Ne jemi krenarë për ta”, u shpreh Pioli pas lojës.
Milani barazoi mbrëmë me Napolin në udhëtim 1:1, ndërsa e kishte fituar lojën e parë në shtëpi, 1:0.