Pioli dhe Giroud gëzojnë Milanin

17:07 | 28 October 2022

Pioli dhe Giroud do të zgjasin kontratat me Milanin.

Stefano Pioli dhe Olivier Giroud pritet që të qëndrojnë te Milani edhe për sezonin e ardhshëm – 2023/24.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajneri dhe sulmuesi francez do të jenë pjesë e kampionëve të Serie A edhe për së paku një sezon tjetër, transmeton Gazeta Express.

Kontratat aktuale të Piolit dhe Giroudit skadojnë më 30 qershor 2023.

Sipas gazetës italiane, trajneri 57-vjeçar do të nënshkruajë kontratën e re në nëntor.

Njoftimi zyrtar nga klubi i Milanit do të bëhet gjatë pushimit të ligave shkaku i Kampionatit Botëror.

Ndërsa, sulmuesi 36-vjeçar thuhet se do të rinovojë pas përfundimit të Botërorit, që mbyllet më 18 dhjetor.

Komento: