Charles De Ketelaere, po vazhdon përshtatjen e tij me skemat taktike të AC Milan dhe Stefano Pioli mund t’i japë atij një rol të ri në ndeshjet e ardhshme.
Kundër Sampdoria-s ai mendoi se kishte golin e tij të parë këtë sezon, por ai u anulua pas një rishikimi që përcaktoi Olivier Giroud të ishte jashtë loje në formacion. SempreMilan sugjeron se ai mund ta gjejë veten duke luajtur më afër golit së shpejti, përcjell ORAinfo.
Ante Rebic po lufton me problemet e shpinës, Divock Origi humbi ndeshjen për shkak të një problemi muskulor dhe Zlatan Ibrahimovic nuk do të kthehet para vitit 2023. Në Genova, Stefano Pioli kishte studiuar tashmë një formacion me dy sulmues dhe nuk është e vështirë të hipotezosh këtë lloj zgjidhje edhe në të ardhmen, ndoshta duke filluar nga ndeshja kundër Napolit.
Ndaj Dinamo Zagrebit, Leao do të startojë në pozicion startues, e më pas do të pushojë në ndeshjen e radhës në San Siro ndaj Napolit për shkak të pezullimit. Në atë moment Origi mund të bashkohet me Giroud, ose Pioli mund të çojë De Ketelaere në pozicionin e sulmuesit të dytë.
Kjo lloj zgjedhje nuk do të ishte aq revolucionare, sepse ai do të ruante të njëjtin formacion taktik, megjithatë do ta linte belgun të rrëshqasë nga vija e parë në sulm. Është gjithashtu një rol që CDK e ka luajtur gjerësisht në Club Brugge./ORAinfo/