Pioli i tërbuar me katër yjet e Milanit.
Stefano Pioli thuhet se ishte veçanërisht i mërzitur me yjet e Milanit pas humbjes së tyre 1-0 kundër Torinos që rezultoi edhe me eliminim nga Coppa Italia.
Kampionët në fuqi të Serie A u eliminuan nga gara mbrëmjen e së mërkurës dhe Pioli ishte aq i zemëruar sa i ndëshkoi të gjithë lojtarët e tij pas ndeshjes duke mos i lejuar ata të ktheheshin në shtëpi, duke fjetur në Milanello, ku stërviteshin mëngjesin e së enjtes.
Ai kishte ndërmarrë veprime të ngjashme pas humbjes 3-0 kundër PSV në fund të dhjetorit, duke anuluar një ditë pushimi dhe duke i detyruar lojtarët e tij të stërviteshin në Milanello në ndeshjen e fundit të vitit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Pioli ishte i zhgënjyer nga shumica e lojtarëve të tij, por më konkretisht nga Theo Hernandez, Rafael Leao, Ismael Bennacer dhe Olivier Giroud.
Ata ishin paraqitur të gjithë në fund të pjesës së dytë me Milanin me një lojtar më shumë në fushë. Por, kjo nuk mjaftoi për të krijuar telashe për Torinon, që përfundimisht shënoi golin e fitores me anë të Michel Adopo në vazhdime.
Milani do të fluturojë për në Brindisi sot dhe do të takohet me Lecce në Stadio Via Del Mare të shtunën. Të dielën ata do të shkojnë direkt në Riad të Arabisë Saudite, ku do të përballen me Interin në ndeshjen e Superkupës së Italisë më 18 janar.