Pioli ka ‘dhimbje koke’ përpara ndeshjes me Napolin

17:50 | 16 Dhjetor 2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli duhet të marrë disa vendime përzgjedhëse përpara vizitës së Napolit në San Siro të dielën mbrëma.

MilanNews raporton se i vetmi lojtar që mund të rikuperohet për ndeshjen nga grupi i dëmtuar është Olivier Giroud, ndërsa nuk do të jetë Ante Rebic, Pietro Pellegri apo edhe Rafael Leao.

Zlatan Ibrahimovic do të kryesojë sërish linjën dhe mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit, por tresheja që nis pas tij po i shkakton dhimbje koke Pioli, përcjell ORAinfo.

Kjo për shkak se katër lojtarë po luajnë për tre vendet e disponueshme në Alexis Saelemaekers, Brahim Diaz, Rade Krunic dhe Junior Messias.

Pioli po mendon me kujdes përpara se të bëjë zgjedhjen e tij, por Diaz duket se ka pak vështirësi fizike për momentin, që do të thotë se një zgjidhje është Krunic si mesfushor sulmues, me Messias në të djathtë dhe Saelemaekers në të majtë.

Megjithatë, nëse Brahim do të bindte Piolin, atëherë do të ishte një nga Krunic ose Messias që do të humbisnn ndeshjen startuese, kështu që ideja e një treshe Messias-Diaz-Saelemakers është e mundur, me alternativë që është Saelemaekers-Diaz-Krunic.

Seancat stërvitore nesër dhe të shtunën në Milanello do të japin indikacione më të mëdha. /ORAinfo/

Komento: