Pioli pret që Ibrahimovic të luajë përsëri.
Trajneri i AC Milan Stefano Pioli pret që Zlatan Ibrahimovic të vazhdojë me skuadrën e tyre
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli ka thënë që ai pret që Zlatan Ibrahimovic të vazhdojë të luajë me klubin edhe sezonin e ardhshëm.
Kontrata e tanishme e Ibrahimovic pritet që të skadojë këtë verë por menaxheri i tij mendon se ai do të luajë edhe për sezonin 2022/23.
“Ndjejë që ai dëshiron të vazhdojë të luajë me ne edhe për një sezon dhe kjo është pritja e ime”, tha Pioli.
“Por, varet nga Ibrahimovic, ai do të vendos – ju duhet ta pyesni atë”.