Pioli ka habitur të gjithë me këtë deklaratë për Ibrahimoviçin

18:56 | 05 Nëntor 2020

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në janar te Milani dhe prej asaj kohe Milani është duke kaluar formë fantastike.

Suedezi është një lideri i padiskutueshëm në fushë për Rossonerët, por edhe jashtë fushës.

39-vjeçari duke qenë lojtari më i vjetër dhe më me përvojë në skuadër, ai i këshillon edhe bashkëlojtarët.

Ibra iu flet në zhveshtore në mënyrë autoritare edhe shokëve të skuadrës dhe trajneri Pioli ka zbuluar se nuk i ndërhynë asnjëherë.

Sipas trajnerit italian ai nuk i ndërhynë Ibras pasi sipas tij suedezi e bënë këtë për të mirën e skuadrës.

“Nuk kam pasur ndonjëherë probleme me lojtarë të këtij niveli siç është Ibrahimovic”.

“Unë e di që kur ai ndërhyn duke folur në mënyrë autoritare para shokëve të skuadrës, e bënë për të mirën e ekipit. Në këto raste, unë e lejoj atë të vazhdoj, nuk ndërhy”, tha Pioli.

“Është e mirë për shokët e skuadrës. Është e lehtë dhe shumë bukur të punosh me kampionë të atij kalibri, sepse ata kanë një dedikim të madh brenda dhe jashtë fushës”, u shpreh Pioli.

Ibrahimovic është duke kaluar nëpër formë të jashtëzakonshme, ku në shtatë ndeshje në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime këtë edicion.

Komento: