Pioli kërkon këndelljen e Milanit pas pesë ndeshjeve pa fitore në Serie A

10:32 | 10 February 2023

Milani ishte ndjekësi më i afërt i Napolit, por Rossonerët kanë pesë ndeshje pa fituar në Serie A.

Pas dy barazimeve radhazi kanë ardhur tre humbje të njëpasnjëshme dhe Milani tani e sheh vetën në pozitën e gjashtë në tabelë me 38 pikë.

Në kuadër të xhiros së 22-të, kampioni në fuqi i Italisë takohet me Torinon dhe trajneri Stefano Pioli kërkon të rikthehen te fitoret.

“Kundër Torinos kanë qenë gjithmonë përballje të vështira nga mënyra e lojës. Duhet të gjejmë zgjidhje për të tejkaluar presionin e tyre, me kurajo dhe të lëvizim si duhet. Duhet të bëjmë diçka ndryshe”, u shpreh Pioli.

Tutje trajneri italian ka folur edhe për Rafael Leaon me portugezin që ka humbur shkëlqimin në vitin 2023.

“Leao është një lojtar i rëndësishëm për mua dhe skuadrën dhe këtë gjë e di shumë mirë. Rafael është rikthyer nga Botërori dhe ka dashur të luajë menjëherë, por më pas ka humbur shkëlqimin”.

“Ne duam që ai të pushojë më shumë, por është mirë, ndihet i motivuar dhe gjithashtu është më i lumtur kur luan”, u shpreh Pioli.

Milan dhe Torino takohen në San Siro me fillim nga ora 20:45.

Komento: