Pioli me skemë të re në formacion, ku do të luajë Tonali?

11:31 | 31 August 2020

AC Milan është duke u bërë gati për edicionin e ri në Serie A.

Merkatoja verore 2020 mund t’i japë Stefano Piolit një linjë të mesme vërtet të pasur dhe të talentuar.

Përveç dy titullarëve Ismael Bennacer dhe Franck Kessie, Milani është gati për të mbyllur blerjen e Sandro Tonali-t.

Dhe nuk përjashtohet që mund të vijë edhe Tiemoué Bakayoko, pa harruar kthimin nga Pordenone të të riut Tommaso Pobega.

Pyetja që bën La Gazzetta dello Sport është se cilin rol do të zinte Tonali në Milanin e ri.

Breshani është një mesfushor mjaft i kompletuar, që di të luajë në disa pozicione, duke patur këmbë të shpejta por edhe një agresivitet aspak të keq.

Fillimisht lojtari i vitit 2000 mund të jetë alternativa e Bennacer në 4-2-3-1 të Piolit, pra futbollisti me kualitet gati të alternohet me algjerianin.

Por nuk përjashtohet që Milani të mendojë për një mesfushë vetëm me talente dhe të rinj, duke futur Tonalin në krah të Bennacer dhe në vend të Kessie.

Pioli mund edhe të nxjerrë zgjidhje të reja taktike.

Mesfushori i datëlindjes 2000 do t’i bashkohet “Djallit” me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej rreth 30 milionë eurosh plus bonuset.

Në orët në vazhdim pritet shkëmbimi i dokumenteve midis klubeve dhe nënshkrimi i kontratës nga lojtari.

Vullneti i lojtarit ishte vendimtar në arritjen e marrëveshjes.

Tonali do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon dhe Milani do të derdhë 10 milionë në xhepat e Cellinos për huazimin, plus 20 të tjera për berjen përfundimtare të kartonit të tij, të cilave mund t’u shtohen bonuse të mëtejshme bazuar në objektivat e arritur.

Di Marzio: “Sandro Tonali mund te quhet praktikisht nje lojtar i Milanit, ne oret e ardhshme do te shkembehen dhe dokumentat. Marreveshja u mbyll per 10 milione huazimi + me pak se 20 milione (perfshire bonuset) ne fund te sezonit per te drejten e blerjes. Ka qene i rendesishem vullneti i lojtarit ne kete marreveshje i cili e kishte me nxitim per te njohur te ardhmen e tij”.

Komento: