
AC Milan, po bën plane për sezonin e ardhshëm dhe një nga pozicionet që duan të përforcojnë është krahu i djathtë.
Në mënyrë që të përballojnë objektivin e tyre kryesor Marco Asensio, ata do të duhet të krijojnë hapësirë, pretendon një raport, përcjell ORAinfo.
Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers kanë nisur me radhë në krahun e djathtë këtë sezon, por nuk ka qenë një sukses i madh për asnjërin prej tyre.
Dhe për një ekip si Milani, kontributi i tyre përkatës thjesht nuk është i mjaftueshëm.
Siç raportohet nga Calciomercato pritet një revolucion në krahun e djathtë, por Stefano Pioli dëshiron të bindë drejtuesit që të shpengojnë Messias nga Crotone. Është një detyrë e vështirë për menaxherin, por jo e pamundur.

Sa i përket Saelemaekers, Milani e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2026 në fillim të sezonit, por ata presin të marrin një ofertë këtë verë nga jashtë. Është diçka që do të vlerësohet me kujdes, duke pasur parasysh betejat e fundit të belgut.
Më në fund, Samu Castillejo duhet të kthehet në La Liga pasi ka marrë shumë pak kohë për kuqezinjtë këtë sezon.
Valencia është në pole position dhe ka hapur sërish bisedimet pas tentativës së dështuar në janar./ORAinfo/