Pioli pas fitores kundër Lazios, jep lajmin e keq për tifozët e Milanit

09:21 | 24 Dhjetor 2020

Trajneri i AC Milan, Sterano Pioli, u shpreh i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.

Mbrëmë “Rossonerët” siguruan fitore ndaj Lazios në minutën e fundit, me anë të Teo Hernandez, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3-2.

Tani Milan gjendet i pari në tabelë, pas lojës, trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, foli për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Këtë ndeshje u paraqit edhe Vedat Muriqi, i cili i fut në lojë në minutën e 32’ në vend të Correa, ndërsa Thomas Strakosha ende po qëndron në bankën rezervë.

“Kur fitojmë ndeshje si kjo normalisht se ndihemi mirë, ishte gara jonë e fundit për këtë vit, skuadra është e kënaqur dhe krenare”, tha ai.

“Është faji im sepse e kam tërhequr Saelemakers në fushë, por duhet t’ju japim vlerësim edhe kundërshtarit, ata ishin fantastik”, tha Pioli.

“Jam i kënaqur me këtë skuadër, pastaj shikojmë nëse na duhet ndonjë përforcim, por me rëndësi është që ekziston një zjarr brenda nesh që të nxjerrim rezultate pozitive dhe të jemi në nivel të lartë, shembull për këtë është Hakan Calhanoglu”, përfundoi Stefano Pioli.

Komento: