Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është befasuar këndshëm nga ajo që ka parë nga dy mesfushorët e rinj në Milanello së fundmi.
Sipas asaj që raportohet nga kolegët tanë në SempreMilan, Pioli ka rizbuluar cilësi të ndryshme edhe te lojtarët që aktualisht konsiderohen si rezervë, pikërisht Tommaso Pobega dhe Aster Vranckx, përcjell ORAinfo.
Pavarësisht moshës së re, Pioli beson se tashmë janë gati mendërisht për të luajtur në një nivel të lartë dhe si pjesë e një ekipi ambicioz.
Italiani tashmë ka kaluar testin e Champions League pasi ka shënuar golin e parë për klubin në fitoren ndaj Dinamo Zagrebit, si dhe është thirrur edhe në kombëtaren italiane.
Kjo do të thotë se Sandro Tonali dhe Ismael Bennacer do të jenë në gjendje të marrin frymë në momentet e duhura dhe largimi i Franck Kessie do të dëmtojë më pak për kuqezinjtë. Mund të presim të shohim më shumë Pobega dhe Vranckx në fushë pas pushimit. /ORAinfo/