Pioli pritet të jap dorëheqjen nga Milan pas ndeshjes kundër Juventusit

12:46 | 03 Mars 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli mund të jap dorëheqje nga pozicioni i tij pas ndeshje kundër Juventusit.

Klubi kuqezinj është në trazira të mëdha nga brenda për momentin.

Drejtori Zvonomir Boban do të pushohet nga puna pasi foli në lidhje me vendimin e drejtorit Ivan Gazidis për të shkuar prapa shpinës së menaxhmentit dhe për të rënë dakord për një marrëveshje me Ralf Rangnick për sezonin e ardhshëm.

Sipas Tuttosport, për Piolin tensionet brenda klubit paraqesin një faktor negativ dhe diçka që në fund të fundit po e pengon atë të bëjë punën e tij, përcjell ORAinfo.

Juventus-Milan do të luhet nesër në Torino në ndeshjen e kthimit të Kupës gjysmëfinale të Coppa Italia dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për kuqezinjtë, të cilët kurrë nuk kanë fituar në stadiumin Allianz dhe duhet të merren me mungesa të shumta.

Gazeta pretendon se nuk përjashtohet mundësia që Pioli të japë dorëheqjen pas ndeshjes.

Trajneri Emilian ka qenë gjithmonë i mbështetur nga tresha Boban-Maldini-Massara dhe tani që ai e gjen veten me një fat të shënuar tani ai mund të vendosë të largohet.

Tani për tani nuk ka asgjë të sigurt, por mediat në Itali nuk e përjashtojnë këtë mundësi. /ORAinfo/

Komento: