Pioli publikon listën e lojtarëve kundër Lecce, këto mungesa nuk ishin pritur

17:27 | 21 June 2020

Milan dhe Lecce do të takohen në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.

Trajneri I Milanit, Stefano Pioli ka emëruar 23 lojtarët e thirrur për udhëtimin e së hënës për tu përballur me Leccen, përcejll ORAinfo.

Samu Castillejo dhe Theo Hernandez do të rikthehen në fushë pasi ju ka kaluar pezullimi.

Dyshja ka qenë shumë e rëndësishme për trajnerin Pioli që nga fillimi i sezonit.

Mirëpo lajm i keq për tifozët kuq e zi do të jetë mungesa e Zlatan Ibrahimovic për shkak të një dëmtimi, ndërsa Leo Duarte dhe Mateo Musacchio nuk janë ftuar fare pasi Pioli konfirmoi që ky i fundit ka të ngjarë të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit të sezonit.

Me poshtë e gjeni të plotë listën e lojtarëve që Pioli ka ftuar për ndeshjen e së hënës kundër Lecce. /ORAinfo/

Portierët:

Begovic, A. Donnarumma, G. Donnarumma.

Mbrojtës:

Calabria, Conti, Gabbia, Kjaer, Hernandez, Laxalt, Romagnoli.

Mesfushorë:

Bennacer, Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Kessie, Krunic, Paqueta, Saelemaekers.

Sulmues:

Castillejo, Colombo, Leao, Maldini, Rebic.

Komento: