
Pioli: Vendi i katërt? Jo, ne duam të fitojmë.
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka folur pas barazimit të ekipit të tij ndaj Parmas në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2 – 2, për “Rossonerët” doli shpëtimtar Theo Hernandez i cili i shpëtoi ata nga disfata në fund të ndeshjes dhe i shënoi të dy golat.
Duke folur në konferencën për shtyp, ai u pyet nga gazetarët për kontratën e tij por gjithashtu edhe se a do të firmoste që Milan të ishte në vendin e katërt këtë sezon.
“A do të firmosja për vendin e katërt? Do të firmosja vetëm për kontratën time”, ai u përgjigj me sportivitet.
“Ishte një natë e turbullt, djemtë nuk u ndanë të kënaqur, kemi nisur ndeshjen butësisht ndaj një kundërshtari të fortë”, tha Pioli.
“Ne kemi zemër dhe vullnet, dhe donim ta fitonim ndeshjen, një pikë e fituar s’na kënaq, ne luajmë për fitore. Bëmë një ndeshje më pakë të butë se zakonisht”, përfundoi Stefano Pioli.