Pioli shpallet trajneri më i mirë në Serie A

17:14 | 20 Shkurt 2023

Panchina d’Oro: Pioli shpallet trajneri më i mirë në Serie A.

Edicioni i 31-të i Panchina d’Oro – çmimet për trajnerët italianë të futbollit – është zhvilluar sot (e hënë), ndërsa në mesin e fituesve ishin Stefano Pioli dhe Lionel Scaloni.

Në këtë eveniment ndahen një sërë çmimesh për trajnerë, nga Serie C deri në Serie A, edhe në konkurrencën e femrave edhe në konkurrencën e meshkujve.

I pranishëm në ceremoninë e sivjetme ishte trajneri fitues i Kupës së Botës me Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili mbajti një ligjëratë të shkurtë dhe mori një çmim special nga Roberto Mancini, Demetrio Albertini dhe Renzo Ulivieri.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, fitoi Panchina d’Oro për trajnerin më të mirë në Serie A, duke i lënë prapa Davide Nicola dhe Luciano Spalletti.

Lista me fituesit kryesorë në ceremoninë e sivjetme të Panchina d’Oro:

Çmimi special: Lionel Scaloni (Argjentina)

Panchina d’Oro (femrat): Joseph Montemurro (Juventus)

Serie A Panchina d’Oro: Stefano Pioli (Milan)

Komento: