Stefano Pioli duket se është i kënaqur me fazën e sulmit të Milan.
Me vazhdimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovic dhe sjelljen nga Primavera e Lorenzo Colombos, Pioli thotë se klubi nuk ka nevojë për lojtarë të rinj në fazën e sulmit.
Ai gjatë një interviste ka thënë se ndihet se është i pajisur mirë në departamentin e sulmit falë shenjave pozitive të treguara në para-sezon nga Lorenzo Colombo, përcjell ORAinfo.
Kësisoj ai ka mohuar se Milan do të bëjë përpjekje ta transferoj sulmuesin e Real Madridit, Jovic.
Këtij të fundit ditë me parë ju kërkuar nga Zinedine Zidane që të kërkoj klub të ri në formë huazimi.
E Milan shihej si opsioni i parë i lojtarit, mirëpo trajneri Pioli ka shuar shpresat se Jovic do ta vesh fanellën e Milanit të paktën këtë afat kalimtar. /ORAinfo/