
AC Milan, nënshkroi me Yacine Adli, por ai do të qëndrojë në Bordo këtë sezon. Sipas raporteve, francezi do të rri në Francë për të marrë një rol kyç sezonin e ardhshëm.
Ndoshta nënshkrimi më intrigues veror i AC Miglan ka të bëjë me të ardhmen. Lojtarë të rëndësishëm si Maignan ose Giroud mbërritën për momentin, por ka një kuriozitet dhe shpresë të madhe për ardhjen e Yacine Adli, përcjell ORAinfo.

Një mesfushor i talentuar, i cili ka marrë shumë lëvdata në Francë. Adli u rrit në akademinë e PSG dhe shpërtheu me Bordo. Ylli 21-vjeçar do të ketë një vit më shumë për tu përmirësuar dhe pjekur para se të bëjë hapin e madh drejt San Siro.
AC Milan përfundoi blerjen e Yacine Adli për një tarifë transferimi prej 10 milionë eurosh, por ai do të kalojë pjesën tjetër të sezonit në huazim në Bordo. Mesfushori francez parashikohet të jetë një lojtar kyç për Stefano Piolin në vitin 2022. /ORAinfo/