Pioli te Napoli? Pritet të ia merr Milanit objektivin e merkatos

16:43 | 21 April 2024

Zbulohet goditja e parë e Piolit te Napoli.

Stefano Pioli do të largohet nga Milani në fundin e sezonit. 58-vjeçari nga Parma qëndron në stolin e kuqezinjve prej tetorit të vitit 2019. Duke regjistruar deri tani 234 takime si trajneri i skuadrës historike italiane.

Drejtuesit e Milanit po punojnë për gjetjen e pasardhësit të Piolit, me këtë të fundit që pritet të përfundojë te Napoli.

Shtypi italian shkruan se presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili fiksim ka Antonio Conten, shërbimet e të cilit kërkohen edhe nga klube të tjera, është hedhur në sulm për të bindur Piolin.

Lajmi që 58-vjeçari emilian do të largohet nga Milani ka nxitur kreun e kampionëve në fuqi të Italisë që të nisë bisedimet me agjentin e trajnerit.

Piolin e pret një kontratë 2-vjeçare në “Diego Maradona”, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në 2027 me Napolin.

Calciomercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar përforcimin e parë të Piolit te Napolit.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Club Brugge, Andreas Skov Olsen, i cili po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 23 gola si dhe 8 asistime.

Olsen është edhe në shënjestrën e Milanit, por Napoli pritet që së shpejti të vihet në lëvizje për të siguruar shërbimet e danezit.

Kontrata e Olsen me Club Brugge skadon në vitin 2026 dhe për shërbimet e tij Napoli pritet të paguaj 20 milionë euro.

Komento: