Pioli zbulon synimin e Milanit këtë sezon

08:19 | 15 Dhjetor 2020

Pas disa vitesh, këtë sezon Milan është lider në Serie A.

Trajneri i AC Milanit, Stefano Pioli ka zbuluar se qëllimi kryesor është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

“Rossonerët” shihen si favoriti kryesor për të fituar Seria A, meqenëse janë lider i vetëm në tabelë.

Por, Pioli insiston se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është prioriteti i vetëm, përcjellë lajmi.

“Zlatan ka të drejtë, ndoshta edhe lojtarët e tjerë, por realiteti është që ne nuk kemi qenë në Ligën e Kampionëve për vite. Duam të përmirësohemi se çfarë kemi bërë edicionin e kaluar dhe ta sjellim Milanin aty ku meriton të jetë”.

“Besoj se udhëtimi ynë nisi në janar me arritjen e Ibra, Kjaer dhe Saelemaekers”.

“Ndryshuam mënyrën e lojës dhe si qëndruam në fushë. Rezultatet kanë dëshmuar. Mposhtëm klubet si Juventus dhe të tjera pas mbylljes totale”, u shpreh ai.

Momentalisht, Milani është lider, tri pikë më shumë se rivali lokal Inter.

Komento: