Pique i pëlqen të luajë në Bernabeu, tregon arsyen

12:17 | 03 Mars 2019

Gerard Piques i pëlqen shumë që të luajë në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi i Barcelonës e ka pranuar se atij i pëlqen të luajë në këtë stadium, pas fitores së mbrëmshme.

Mbrëmë, Barcelona e fitoi ndeshjen e dytë brenda katër ditësh kundër Real Madridit, në stadiumin Santiago Bernabeu. Këtë herë, skuadra e Ernesto Valverdes siguroi fitore me rezultat 1:0, në kuadër të La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Golin e fitores për Barcelonën e shënoi mesfushori kroat, Ivan Raktici, i cili e mposhti portierin Thibaut Courtois në minutën e 26-të të ndeshjes.

Në fund të pjesës së parë, pas përplasjes mes kapitenëve të Real Madridit e Barcelonës, Sergio Ramosit e Lionel Messit, qendërmbrojtësi Gerard Pique e bëri një gjest me dorën e tij në drejtim të tifozëve të madrilenëve.

Gjatë kohës sa Pique ishte duke shkuar në zhveshtore, pas përfundimit të pjesës së parë, ai u kap nga kamerat duke bërë më dorë një gjest për t’i heshtur tifozët e Real Madridit, që ishin të pranishëm në Santiago Bernabeu.

“Rezultat tregojnë se neve na pëlqen shumë të luajmë këtu. Mua më pëlqen shumë. Për këtë arsye jam profesionist, për të luajtur në ndeshje të tilla, me atmosferë të tillë. Mund të bëhet e vështirë ta motivosh veten për ndeshje të tjera”, ka thënë Pique.

“Veprimi im i referohej faktit që ata flasin, por nganjëherë gjyqtarët marrin vendime në favor të tyre. Presioni i gjakut rriten jashtëzakonisht shumë në këto ndeshje dhe ishte vetëm një veprim i përgjithshëm”.

“Mua më pëlqen kur atmosfera bëhet e zjarrtë dhe veprimi im ishte për ta nxitur këtë gjë edhe më shumë. Mos e keqkuptoni intensitetin. Unë kam lidhje shumë të mira me lojtarët e Real Madridit”.

Komento: