Pirlo: Dybala rikthehet, mungon Arthur

19:59 | 21 Dhjetor 2020

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo njofton se Dybala do rikthehet ndaj Fiorentinas, derisa Arthur Melo do mungojë.

Argjentinasi mungoi në fitoren ndaj Parmas shkaku i lëndimit muskulor, por do jetë i përfshirë në skuadër kundër Fiorentiës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Prilo, derisa ky i fundit ka bërë të ditur se braziliani do mungojë.

“Është stërvitur pak me grupin dhe pak vetëm, ai do jetë i gatshëm të bashkohet me ne për ndeshjen”.

“Demiral ndihet mirë derisa Arthur do mungojë, ende ka dhimbje që nga lëndimi kundër Atalantas”, u shpreh ai.

Juventusi ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit të Seria A dhe synon të vazhdojë me këtë ecuri.

Komento: