Pirlo gjen fajtorin e barazimit ndaj Veronës

23:38 | 27 Shkurt 2021

Pirlo: Po të kishim Dybalan dhe Moratan do ishte më lehtë.

Trajneri I Juventusit, Andrea Pirlo, ka reaguar pas barazimit ndaj Veronas në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.

Juventusi barazoi me Veronan me golat e Ronaldos dhe Barak, transmeton lajmi net.

Në këtë ndeshje, munguan lojtarë të rëndësishëm dhe Andrea Pirlo tha se mungesa e tyre bëri dallimin.

Pirlo duke folur për “DAZN” tha se mungesat e penalizuan Juventusin.

“Të kesh lojtarë si Morata dhe Dybala në dispozicion nuk do t’ja lehtësonte punën vetëm Juventusit, por të gjithave skuadrave që do ti kishin ata”, përfundoi Andrea Pirlo.

Me këtë barazim, Juventusi mban pozitën e tretë me 46 pikë, ndërsa Verona qëndron në pozitën e nëntë me 35 pikë.

Komento: