Adrea Pirlo, trajneri më i ri i Sampdorias.
Andrea Pirlo është kthyer në stolin e një klubi italian, konkretisht te Sampdoria.
Këtë e kanë bërë të ditur mediat të shumta në Itali, përcjellë lajmi.
Sampdoria do të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm pas rënies nga Serie A sezonin që sapo përfundoi, sipas raportimeve, Pirlo ka një marrëveshje dyvjeçare me opsion për një sezon të tretë.
Fabio Grosso ishte objektivi kryesor i Sampdorias, por nuk arriti një marrëveshje me pronarin e ri të klubit, Andrea Radrizzani.
Mbetet të shihet kur do të vije zyrtarizimi nga klubi.