Pirlo po e transferon yllin e Bayern Munich

12:26 | 23 Janar 2021

Juventus transferon yllin e Bayern Munich.

Juventus e cila është në kërkim të një sulmuesi të katërt tashmë ka mundësinë për të firmosur me një mesfushor të Bayern Munich, Tolisson.

Corriere dello Sport raporton se Corentin Tolisso është piketuar nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër dhe këtë janar mund të përfundojë në Torino nëse vjen oferta e duhur drejt skuadrës bavareze.

Marrëdhëniet e mira në mes të dy klubeve kanë bërë që Douglas Costa të huazohet tek bavarezët dhe ky raport i mirë pritet që të sjellë edhe një frut të ri ku Corentino është një objektiv i rëndësishëm për ta.

Ende nuk bëhet e ditur ndonjë shumë që ka ofruar Juventus mirëpo skuadra e Pirlos nuk e ka ndërmend që të ofrojë ndonjë shifër tepër të lartë për shërbimet e tij.

Komento: