Arrihet marrëveshja mes palëve, McKennie transferimi i parë i Pirlos si trajner i Juventusit.
Weston McKennie do të jetë transferimi i parë i Andrea Pirlos si trajner i ri i Juventusit.
Mesfushori i talentuar amerikan ka kërkuar largimin nga Schalke 04 dhe shumë skuadra kanë qenë në garë për të.
Aston Villa, Everton, Monaco, Arsenal, Leicester City e Tottenham Hotspur kryesisht lidheshin me një transferim të tij.
Por Juventusi është futur fuqishëm në garë dhe ka gjetur akordin me agjentin e lojtarit dhe vet amerikanin.
21-vjeçari do t’i bashkohet Juventusit si huazim nga Monaco, por që Zonja e Vjetër do ta ketë edhe të drejtën e blerjes.
Në fakt bëhet fjalë për një detyrim blerje nëse McKennie i zhvillon 70 për qind të ndeshjeve me Juventusin.
Për huazimin e tij Zonja e Vjetër do të paguajë tre milionë euro, ndërsa 18 milionë të tjera për blerjen e detyrueshme.
Por çmimi i lojtarit mund të rritet deri në 28 milionë në total, nëse arrihen disa klauzola.
Reprezentuesi amerikan që luan në rolin e mesfushorit defensivë, këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje me Schalken, ku ka shënuar tre gola e ka bërë një asistim.