Pirlo sot merr lajmin e madh nga UEFA

16:02 | 14 September 2020

E pabesueshme, Pirlo sot merr licencën e trajnerit nga UEFA.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo do të marrë sot licencën e trajnerit, UEFA Pro.

Edhe pse ka marrë detyrën e trajnerit të Juventusit, Pirlo nuk ishte ende i licencuar për të qenë një trajner në Itali.

41-vjeçari u lejua të drejtonte Juventusin në miqësore pasi e kishte filluar kursin e trajnerit, ndërsa sot pret të marrë edhe licencën.

Ndeshja e parë kompetitive e Pirlos në stolin e Juventusit do jetë ndaj Sampdorias të shtunën në Serinë A.

Komento: