Juventus ka shkarkuar nga posti i trajnerit Maurizuo Sarrin.
Andrea Pirlo mund të emërohet në postin e trajnerit të Juventus.
Pak orë pasi Maurizio Sarri është shkarkuar nga posti i trajnerit të Juventus, zërat për emrin që mund ta zëvendësojë atë lidhen me Andrea Pirlo.
Pasi janë përmendur emra si Mauricio Pochettino e Zinedine Zidane, problemet janë hapur lidhur me pagat e tyre.
Kështu, ‘Sky Sport Italia’ shtynë idenë se Pirlo do të vendoset në krye të stolit të ‘Biankoneri’, transmeton lajmi.
Pirlo vetëm ditë më parë është emëruar si trajner i skuadrës U23 të Juventus, dhe kjo pritej të ishte aventura e tij e parë.
Mungesa e eksperiencës mund të bëjë që Juve akoma mos t’ia besoj pozitën e kryetrajnerit. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i bordit të Juves, për trajnerin e ardhshëm.