Pjanic ia zbulon sekretin Ronaldos

22:35 | 23 Maj 2019

Miralem Pjanic flet për Cristiano Ronaldonn.

Gjatë një evenimenti të zhvilluar në “Allianz Stadium”, mesfushori i Juventus-it, Miralem Pjanic, ka folur për rëndësinë që ka aspekti psikologjik në karrierën e një futbollisti.

Dhe shembulli nuk mund të mos ishte shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

“Ka futbollistë që kanë pasur karriera të mëdha, edhe pse nuk kanë qenë jashtëzakonisht të aftë me këmbët. Është koka ajo që të ndihmon të ecësh përpara, në jetë dhe në punë”, ka thënë boshnjaku, transmeton telesport.

“Në futboll ka shumë presione dhe nëse nuk i je i fortë në aspektin psikologjik, gjithçka bëhet më e vështirë. Për shembull, Cristiano Ronaldo është shumë i fortë në këtë aspekt. Ka një nivel përqendrimi jashtë normales kur gjërat shkojnë mirë, por edhe kur shkojnë keq. Është i fortë mendërisht dhe shumë i sigurt në vetë, për këtë arsye ecën gjithmonë përpara”.

Komento: