Përfundon pjesa e parë: Në një atmosferë fantastike në ‘Fadil Vokrri’ Ballkani avancon ndaj Sivasspor.
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Ballkani – Sivasspor.
Ballkani është në epërsi minimale 1:0 pas 45 minutave të parë kundër Sivasspor.
Takimin më mirë e nisën mysafirët, pasi krijuan disa raste shënimi.
Por, në vend ishte Stivi Frashëri, i cili nuk lejoi të realizojnë Sivasspor.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, ishte iniciativa e Ballkanit për të gjetur golin.
Ata krijuan disa raste të mira shënimi, por që nuk po realizonin.
Albion Rrahmani humbi një rast tejet të mirë afër pesë metërshit.
Po rridhte minuta e 36` kur Armend Thaqi shënoi, pas një asistimit të mirë nga Meriton Korenica.
Pas golit nga kapiteni ishte Ermal Krasniqi që dha një goditje të fuqishme në portën e Ali Sasal.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë si do mbyllet ky takim.