Përfundon pjesa e parë mes Napolit dhe Milanit: Rossonerët në epërsi prej dy golash.
Ka përfunduar me epërsi të dyfishtë të Rossonerëve pjesa e parë mes Napolit dhe Milanit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e dhjetë në Serie A.
Milan rrezikoi e para, kur në minutën e dytë Olivier Giroud pati një mundësi shënimi por goditja e tij u bllokua.
Në minutën e 19-të, Stefano Pioli u detyrua të bëjë zëvendësimin e parë në këtë sfidë pas lëndimit që pësoi Pierre Kalulu dhe në vend të tij hyri Marco Pellegrino.
Golin e avantazhit Milani e gjeti në minutën e 22-të përmes Olivier Giroud i cili me kokë shënoi për 1-0 pas asistimit fantastik të amerikanit Christian Pulisic.
Vendasit patën një mundësi të mirë shënimi me Matteo Politanon por gjuajtja e tij brenda zonës përfundoi jashtë kuadratit të portës.
Milani dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të ku përsëri protagonist ishte Olivier Giroud. Francezi shfrytëzon për mrekulli krosimin e Davide Calabrias për të shënuar përsëri me kokë për ta çuar rezultatin në 2-0.
Tani mbetet të shihet reagimi i napolitanëve në pjesën e dytë, pas paraqitjes së zbehtë në 45 minutëshin e parë.