Pjesëmarrjen në protestat për 16 vjeçaren, reagon ambasadori amerikan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pjesëmarrjen në protestat për 16 vjeçaren, reagon ambasadori amerikan

16:13 | 08 Shkurt 2019

Të enjten dhe të premten janë ogrnizuar protesat pas skandalit të kepërdorimit të 16 vjecares nga mësuesi dhe polici.

Këto protesta janë përkrahur nga një numër i madh i qytetarëve.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar lidhur me protestat që janë mbajtur dje në Prishtinë e sot në Drenas lidhur me rastin e dyshimeve për keqpërdorim të një vajze të mitur.

Kosnett ka shkruar në Twitter se është impresionuar nga mobilizimi i qytetarëve që së bashku kërkojnë fundin e dhunës kundër grave.

“I impresionuar të shoh shumë qytetarë të Kosovës që së bashku kërkojnë fundin e dhu nës kundër grave. Protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente kritike të çdo demokracie. Pra, është barazia gjinore”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Komento: