Pjesët e para përfundojnë: PSG në epërsi ndaj Realit, pa gola mes Man Cityt dhe Sporting

22:01 | 09 Mars 2022

Përfundojnë pjesët e para: PSG në epërsi ndaj Realit, pa gola mes Man Cityt dhe Sporting.

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar në Ligën e Kampionëve.

PSG është në epërsi ndaj Real Madridit, derisa Manchester City është duke barazuar ndaj Sporting CP, shkruan lajmi.
Në derbin që është duke u zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, ndeshja është mjaftë interesante, me dy skuadrat që kërkuan golin nga fillimi i ndeshjes.

PSG ka pasur më shumë tentime në portë dhe në fakt shënuan përmes Kylian Mbappe, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Ndërsa, pas një kundëraksioni të shpejtë, Neymar asistoi për francezin që i dha epërsinë “Parisienëve” (40’).

Real Madrid rrezikoi disa herë përmes Karim Benzema, por gjithmonë Donnarumma ishte në vendin e duhur.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, nuk ka pasur gola ndërmjet Man Cityt dhe Sporting CP.

“Qytetarët” kanë dominuar në çdo aspekt, veçse nuk i konkretizuan aksionet e shumta.

Komento: