Pjesëtarë tjerë të FSK i kryejnë përgatitjet operacionale e logjistike për misionin në Gaza, në pritje të “sinjalit” për t’u nisur

21:55 | 18 Korrik 2026
pjesetare-tjere-te-fsk-i-kryejne-pergatitjet-operacionale-e-logjistike-per-misionin-ne-gaza,-ne-pritje-te-“sinjalit”-per-t’u-nisur

Forcat e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të saj në Gaza në koordinimi me shtabin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë. Krejt kjo në kuadër të misioni ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Të fundit që u nisën drejt atij vendi janë 4 pjesëtarë të FSK-së.

Bordi i paqes i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se pjesëtarët e Forcës do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile.

Në kuadër të këtij misioni, shefja e kabinetit të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi ka bërë të ditur se pjesa tjetër e kontingjentit ka përfunduar përgatitjet operacionale dhe logjistike dhe, pas koordinimeve përfundimtare me Shtabin e misionit, do të nisë drejt Gazës për të marrë detyrat e saj.

“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë mision paraqet një hap të rëndësishëm në konsolidimin e rolit të saj si kontribuuese aktive në sigurinë ndërkombëtare. Ky angazhim njëkohësisht shënon pjesëmarrjen e parë në një mision të miratuar nga OKB-ja, duke reflektuar nivelin e besimit dhe partneritetit me aleatët ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi.

E ata që merren me çështje të sigurisë, thonë se FSK-ja po vendos kapacitetet e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke veçuar si momentin me te rëndësishme te konsolidimit shtetëror te Kosovës.

Me këtë mision, FSK-ja po shkruan një kapitull historik në rrugëtimin e saj si një forcë moderne, profesionale dhe e denjë për misione ndërkombëtare. Në prag të përmbylljes së tranzicionit 10-vjeçar, ky angazhim dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të qenë pjesë e arkitekturës globale të sigurisë dhe rrugëtimin e saj drejt NATO-s.

Komento: