Pjesëtarët e FSK-së lirohen nga pagesa e udhëtimit me transportin urban në Prishtinë

20:06 | 14 Shkurt 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se bashkëpunimi i tyre me Komunën e Prishtinës filloi me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushtarakëve të FSK-së me transportin urban.

Mehaj ka shkruar në Facebook se sot ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutuan për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.

“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës. Me kryetarin Rama, gjithashtu u dakorduam që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijmë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Filluam përgatitjet për organizimin e Manifestimit Gjithëpopullor Tradicional “Epopeja e UÇK-së” në përkujtim dhe nderim të 5, 6 dhe 7 Marsit të Epopesë së Lavdishme të Familjes Legjendare Jashari dhe Prekazit Heroik.

Në cilësi të Kryetarit të Këshillit Organizativ, së bashku me Zv.kryeministren Donika Gërvalla, sot mbajta takimin e parë me anëtarët e këshillit, të përfaqësuar nga institucionet dhe organizatata relevante shtetërore dhe lokale.

Pas diskutimeve shumë të frytshme u pajtuam që të fokusohemi dhe angazhohemi maksimalisht që manifestimi i sivjetëm të jetë shumë përmbajtësor, në mënyrë që të arrijmë të shënojmë sa më dinjitetshëm këtë ngjarje, më madhështoren dhe të kthesës më të madhe në historinë e popullit tonë.

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë Jasharajve të Prekazit Heroik!

Komento: