Pjesëtarët e KFOR-it kryejnë trajnimin e radhës me helikopterë në “Camp Film City”

13:44 | 04 Gusht 2024
pjesetaret-e-kfor-it-kryejne-trajnimin-e-radhes-me-helikoptere-ne-“camp-film-city”

KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë,  ka bërë të ditur se ushtarët e kanë bërë një stërvitje me helikopterë.

Në Facebook, KFOR ka shpërndarë fotografi nga vendi i ngjarjes, ku është kryer trajnimi.

“Karabinierët italianë dhe personeli i Policisë Ushtarake Çeke nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it të udhëhequr kanë kryen stërvitje me ngarkesë në Camp Film City, së bashku me njësitë e helikopterëve nga Detashmenti i Aviacionit të KFOR-it, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale”, thuhet në njoftim.

Komento: