Pjesëtarët e policisë që nuk e repesktojnë orarin e punës, i pret kjo gjë

23:18 | 06 April 2019

Ata policë që nuk e respektojnë orarin e punës do të merren masa ndaj tyre.

Shumë herë nëpër media u raportua për pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët nuk e respektojnë orarin e punës.
Disa nëpër lokale e disa nëpër Xhami u fotografuan në kohën kur ata ishin në orar zyrtar të punës, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me një fenomen të tillë, lajmi.net ka raportuar edhe më herët.

Para disa kohësh, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj kishte marrë vendim në të cilin specifikohej se zyrtarët policorë nuk guxojnë që gjatë orarit të punës t’i frekuentojnë institucionet fetare dhe kafenetë.

Mirëpo, sa është zbatuar një vendim i tillë, disa muaj pas marrjes së tij?

Në lidhje me këtë çështje, Policia e Kosovës ka thënë për lajmi.net se zyrtarët policorë të cilët janë me detyra patrulluese, kohën e pushimit e kanë të ndryshme e jo sikurse personeli administrative.

Sipas tyre, policët janë të detyruar të flasin me mbikëqyrësit dhe përgjegjësit e tyre për kohën dhe periudhën sa janë në pushim ditor.

“Të gjithë zyrtarët e PK-së janë te obliguar të respektojnë orarin e punës dhe te pushimit të lejuar sipas kohës se paraparë, mirëpo zyrtarët policorë te cilët janë me detyra patrulluese kohën e pushimit ditor e kanë te ndryshme e jo sikurse personeli administrativ (ora 12:00-13:00), pra varësisht prej orarit te punës ne ndërrime dhe varësisht prej mundësisë dhe hapësirës se kohës se lire, e cila ju lejohet nga mbikëqyrësit/përgjegjësit e tyre, shfrytëzohet si pushim ditor me kohe te caktuar”, sqarohet nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

“Andaj ne këto raste për zyrtaret patrullues te cilët janë me ndërrime, iu lejohet shfrytëzimi i kohës së pushimit edhe jashtë kohës së pushimit administrativ, pasi orari dhe puna e tyre e imponon dhe lejon një gjë te tille, por çdo here me leje paraprake nga mbikëqyrësit/përgjegjësit e tyre”, thuhet tutje në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Megjithatë, nga Policia e Kosovës paralajmërojnë se në raste të tjera kur vërehet ndonjë mosrespektim i orarit të punës, apo kerpërdorim të kohës së pushimit, do të ndërmirren masa konform procedurave të parapara ligjore.

“Mirëpo ne raste tjera kur mund te vërehet ndonjë mosrespektim i orarit te punës, apo ndonjë keqpërdorim i kohës se pushimit, ndërmerr masa konform procedurave te parapara ligjore”, përfundohet në përgjigjen e Policisë për lajmi.net.

Aktualisht Policia e Kosovës numëron mbi 9 mijë pjesëtarë të ndarë nëpër njësi të ndryshme.

Konkursi i fundit u mbajt vitin e kaluar, teksa kadetët e rinj janë duke iu nënshtruar edhe aktualisht ushtrimeve e trajnimeve.

Komento: